Pages

Shoqata ''Frëngova''- Zvicër

Soqata e mërgimtarëve të fshatit Frëngovë në Zvicër

...më afër vendlindjes...

 

Të nderuar bashkfshatarë

Është kënaqësi për ne, që ju edhe në të ardhmen do të keni mundësinë që të informoheni për aktivitetet e Shoqatës.

Shoqata ‘‘Frëngova‘‘ tashmë shpejtë që ka fillu , që para formimit si dhe tash mbas formimit të saj ka dhënë kontribute të vazhdueshme dhe pozicionet si Shoqatë shoqërore, humanitare dhe kuturore. Në Zvicër Shoqata e sheh si prioritet të punojë për të avancuar kontaktin midis bashkfshatarëve të Frëngovës me vendbanime në qytete të ndyshme të zvicrës dhe e sheh si qëllim të ndërmarr hapa për të ruajtur gjuhën, traditat kombëtare, të dhënat kulturore dhe fetare të vendlindjes tonë Frëngovë. Për të arritur këtë qëllim Shoqata do organizoj turnire sportive, manifestime kulturore dhe takime të ndryshme gjatë tërë vitit.

Në vendlindjen tonë shoqata e sheh të arsyeshme të ndihmojë në sfera të ndryshme, duke u përkushtuar në ndihmë humanitare, ndihmë ndaj subjekteve kulturore dhe fetar, gjithashtu mundësimin financiar të shkollimt të fëmijëve nga familjet e vobekta.

Kontributi i Frëngovarëve në Zvicër gjat gjith viteve të ekzistencës së shoqatës, është tani dhe do të jetë në të ardhmen jashtëzakonisht i palodhur dhe i rëndësishëm për shumë subjekte në vendlindjen tonë. Shoqata ‘‘Frëngova‘‘ edhe në të ardhmen do të punojë për të realizuar qëllimet e saj.

Ju ftojmë edhe ju të bëheni anëtar i kësaj Shoqate, sepse pa anëtarë nuk mund të realizohen gjithë keto aktivitete të nevojshme edhe ne të ardhmen.

Mbështetësit