Pages

Mirëseerdhët në faqen e mërgimtarëve të fshtatit Frëngovë në Zvicër

...më afër vendlindjes...

Një Frëngovë tjetër në Zvicër

Sipas të dhënave që u referohen organeve zyrtare, në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare të Ballkanit, dhe vetëm nga Maqedonia konsiderohet se jetojnë rreth 70 mijë shqiptar. Nga Struga dhe nga fshatrat e saj, sipas të dhënave që vijnë nga shoqatat e struganëve të këtushëm, supozohet se jetojnë mbi 10 mijë qytetarë, prej të cilëve 500 janë nga Frëngova. Frëngovasit kanë edhe shoqatën e tyre, e cila i mban të gjalla lidhjet me vendlindjen dhe mërgimtarët atje (Patiott Lumani)

Dërguar nga Patriot Lumani ditën E Merkur, 19 Tetor te 2011 (18:06:29)
(Lexoje Të Gjithë... | 2784 bytes më tepër

Frëngova

 

 
Frëngova gjendet në pjesën jugperëndimore të Strugës. Territori i këtij vendbanimi ngrihet deri në malin Jabllanicë, ku kufizohet me Republikën e Shqipërisë. Fshati është kodrinor, me një lartësi mbidetare prej 810 metra . Fshati ka shkollë fillore, një xhami, disa puntori të vogla dhe shitore. Nga qyteti i Strugës ky fshat është larg 6 kilometra. Territori i këtij fshati posedon pyje dhe fushë për zhvillimin e bujqësis,për këtë arsye një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti merren me pylltari, bujqësi dhe blegtori si dhe një pjes e banorëve punojnë në punë të ndryshme në qytetin e Strugës.
Gjithashtu nuk është i vogël numri i banorëve që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit. Banorët e këtij vendbanimi janë të gjithë shqiptarë. Fshati Frëngovë ka 350 shtëpi dhe numëron 1800 banorë. Fshati ka shkollën fillore ku mësimin janë duke e ndjekur 300 nxënës. Emri i këtij lokaliteti lidhet me emrin Frang që ka lidhje me emrin etnik frëng. Ky emër ka përhapje të gjërë në fjalorin antropnimistik shqiptar, ku e ndeshim edhe si mbiemër të familjeve. Për gjurmët e hershme të këtij lokaliteti flasin toponimet dhe trashigimia kulturore e tij “Kisha e Kadriut'' është kishë mesjetare, “Tronja'', “Firishte'' etj.  
Dërguar nga Admin ditën E Merkur, 8  Qershor te 2011 (18:06:29)
(Lexoje Të Gjithë... | 2784 bytes më tepër
 

Mbështetësit

 
 
 

Facebook